Të paktën 52 njerëz vdiqën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën pasi që një zjarr masiv shpërtheu në një fabrikë gjashtë katëshe afër kryeqytetit të Bangladeshit Dhaka, transmeton Insajderi.
Sipas autoriteteve dyshohet se zjarri ka ardhur nga kati i parë i ndërtesës dhe u përhap shpejt për shkak të pranisë së kimikateve dhe shisheve plastike.
18 njësi zjarrfikëse po luftonin për të shuar zjarrin në ndërtesën e fabrikës së Hashem Foods Limited, shkruan The Indian Express
Njerëzit u mblodhën para ndërtesës në kërkim të të dashurve të tyre që ende janë zhdukur.
Derisa, identiteti i 44 punëtorëve të zhdukur është konfirmuar, tha gazeta.
Zëvendës Drejtori i Shërbimit të Zjarrit të Qarkut Narayanganj, Abdullah Al Arefin tha se do të duhet pak kohë për të kontrolluar plotësisht zjarrin.
“Derisa zjarri të mos shuhet, nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa dëme kanë ndodhur shkaku i zjarrit,” shtoi ai./Insajderi.com