53 ndeshje në tenis të dyshuara për trukim, 4 në grand sleme

53 ndeshje në tenis të dyshuara për trukim, 4 në grand sleme

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka bërë me dije se ka marrë një sinjalizim se 53 ndeshje të zhvilluara në periudhën priil, maj qershor të këtij viti janë vënë nën hetim, të dyshuara si të trukuara.

Nga këto, 4 ndeshje janë luajtur në turnetë e mëdhenj, një në Roland Garros dhe tri në Wimbledon, pa bërë me dije se kush tenistë janë të dyshuar.

40 nga këto ndeshje janë në nivele të ulta, që vijnë në turne Challenger, por pjesa tjetër janë në turne ATP dhe WTA, të zhvilluara në periudhën 1 prill-30 qershor 2017, njofton telesport.

Në total, janë kontrolluar 31,281 ndeshje dhe nga këto janë seleksionuar 53 të dyshuara se të trukuara. Në total, numri i ndeshjeve të dyshuara si të trukuara dhe që janë ende nën hetim për vitin 2017 është 83, një numër më i vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (121).