Gruaja kineze lindi dy binjakë me baballarë të ndryshëm

Babai i një fëmije është burri i saj, ndërsa i tjetrit i dashuri i saj.

Gruaja kineze lindi dy binjakë me baballarë të ndryshëm

Të mashtrosh burrin dhe të mbetesh shtatzënë nga ajo lidhje është aq keq sa është. Por imagjinoni fëmijën e burrit tuaj ta ndajë mitrën me atë të dashnorit tuaj për nëntë muaj.

Një grua në qytetin Xiamen, Kinë, thuhet se ka lindur binjakë nga etërit e ndryshëm. Faqja e lajmeve kineze Strait Herald u njoftua për këtë ngjarje nga znj. Zhang, e cila është drejtoreshë e Qendrës së Identifikimit Ligjor të Fujian Zhengtai, agjencisë qeveritare e cila kreu testin e atësisë për binjakët.

Burri i gruas, i identifikuar nga mediet kineze me pseudonimin Xiaolong, vuri re se binjakët dukeshin shumë të ndryshëm në lindje. Xiaolongun posaçërisht e shqetësoi fakti se një binjak i ngjante shumë, ndërsa tjetri jo. Në dritën e kësaj, ai kërkoi një test të ADN-së, dhe kur rezultatet dolën, gruaja nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të pranonte se kishte pasur lidhje një nate.

Tregimi u bë i njohur për publikun kur çifti shkoi të regjistrojë lindjen e binjakëve në një stacion policor lokal. Për të përfunduar regjistrimin, u kërkua prova e atësisë si dëshmi se fëmijët ishin të tyre, duke zbuluar rezultatet.

Zonja Zhang tha se burri ishte i zemërruar me gruan e tij kur mori vesh se ai është vetëm baba i një foshnjeje nga binjakët. Ajo gjithashtu tha se para se të pranonte gabimin e saj, gruaja u përpoq të fshihte veprimet e saj duke e akuzuar burrin e saj për falsifikimin e rezultateve të testimit.

Thuhet se babai do ta rrisë fëmijën e tij, por jo edhe atë nga njeriu tjetër.

Lindja jashtëzakonisht e rrallë e binjakëve me baballarë të ndryshëm njihet si superfecundim heteroparernal. Kjo mund të ndodhë ose nëse një grua ka marrëdhënie seksuale me dy partnerë të tjerë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore, ose nëse një grua liron dy vezë disa ditë larg në ciklin e njëjtë riprodhues dhe pastaj ka marrëdhënie seksuale me partnerë të ndryshëm, raporton Guardian.

Superfecundimi heteroteraparor është kaq i rrallë që një person ka më shumë gjasa të fitojë lotari sesa të ketë binjakë të lindur nga baballarët e ndryshëm, raporton Tai Hai Net./Insajderi.com.