6 vite hetim, rrëfehet shefi i “Sportradar”: Kështu i trukonte Skënderbeu ndeshjet

6 vite hetim, rrëfehet shefi i “Sportradar”: Kështu i trukonte Skënderbeu ndeshjet

Revista londineze “Wired” që publikohet dy herë në muaj dhe që trajton tema nga më të ndryshmet, më 9 korrik i ka kushtuar një artikull luftës së trukimeve të ndeshjeve të futbollit me titullin “Brenda luftës së pafundme për të vrarë industrinë e trukimeve 1 trilion dollarë”.

Revista ka intervistuar direkt shefin e “Sportradar”, Tom Mace. Kjo kompani monitoron bastet dhe më pas ndeshjet e dyshimta i raporton në UEFA. Në artikull ka një paragraf që i kushtohet edhe Skënderbeut.

Më 11 nëntor 2016, nën projektorët e shndritshëm të stadiumit “Peter Mokaba” në Polokuejn, Afrika e Jugut, vendësit po përgatiteshin për t’u përballur me rivalin e Grupit D, Senegalin në kualifikuesen e Botërorit e “Rusi 2018”.

Afrika e Jugut nuk e kishte mundur Senegalin prej janarit 2015. Ishte një ndeshje që ata duhet ta fitonin për të shkuar në finalet e kompeticionit. Ndeshja nisi ngadalë, 42 minutat e para nuk pati gol dhe asnjë nga skuadrat nuk dukej se do të shënonte, kur një lojtar i Afrikës së Jugut gjeti hapësirë dhe goditi në portën e Senegalit.

Lexoni më shumë në Insporti