
Policët po lajmërojnë prindërit të mbyllin mirë dyert, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku një vajzë 6 vjeç është rrëmbyer nga shtrati dhe është vrarë.
Alesha MacPhail u gjet e vdekur në pyje vetëm disa orë pasi u zhduk nga shtëpia e gjyshërve të saj në ishullin Bute, në Skoci. Detektivët po kontrollojnë nëse dikush ka hyrë me forcë në shtëpi dhe kjo është pika kryesore ku po fokusohen.
“Incidente të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, por ne jemi ende në fazat e hershme të këtij hetimi dhe u kërkojmë prindërve që të jenë vigjilentë me fëmijët e tyre dhe sigurinë e tyre shtëpiake.
Prioriteti ynë absolut është kapja e personit përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryeinspektori Hazel Hendren.
Mamaja e Aleshas, Georgina Lochrane, 23 vjeç, dukej e shkatërruar kur po vendoste një foto të vajzës së saj në një tempull të improvizuar në kopshtin e shtëpisë së gjyshërve të saj, shkruan Xing.
6-vjeçarja Alesha u shpall e zhdukur në orën 6:25 të mëngjesit. Trupi i saj u gjet më pak se tre orë më vonë rreth 1 milje larg në pyll.

“Hetimi për vdekjen e saj po trajtohet si vrasje. Familja e Alesha është tërësisht e shkatërruar dhe ne po vazhdojmë t’u sigurojmë atyre mbështetjen që kërkojnë në këtë kohë tepër të vështirë.
Ashtu si çdo 6-vjeçare tjetër, Alesha shpresonte të shijonte pushimet e saj verore prej tre javësh, duke vizituar të afërmit në ishull.
T’i marrësh jetën një vajze të re është e pakuptueshme”, u shpreh oficeri hetues Det Supt Stuart Houston.