Britania me COVID-19

600 mijë veta humbin punën për shkak të mbylljes

Viktima e parë e COVID-19 kanë qenë viktimat që vdiqën nga kjo sëmundje. Viktima e radhës është ekonomia e cila ka pësuar goditje të pallogaritshme për kah dëmi.

Numri i personave që marrin rrogë mujore në Britani të Madhe është ulur për 600 mijë gjatë marsit dhe majit, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Sipas zyrtarëve, kjo vjen për shkak të impaktit që ka pasur mbyllja e bizneseve për ta menaxhuar më mirë situatën me COVID-19.

Por, ekonomistët thonë se efekti i vërtetë nga mbyllja nuk është parë ende – do të shihet në tetor.

“Ngadalësimi i ekonomisë tashmë shihet dukshëm se si po e godet tregun, sidomos nëse flasim për orë-pune”, ka deklaruar Jonathan Athow, nga Zyra Nacionale e Statistikave në Britani.

Përveç 600 mijë vetave që nuk marrin rrogë, disa të dhëna të tjera tregojnë se janë 9.1 milionë punëtorë që në forma të ndryshme janë prekur nga situata – ose duke humbur punën krejtësisht, ose duke punuar me orare të përgjysmuar./Insajderi.com