600 shishe me konjak u nisën për Car Nikollën II, mbetën të bllokuara 102 vjet

Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100-vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

600 shishe me konjak u nisën për Car Nikollën II, mbetën të bllokuara 102 vjet

Anija u mbyt në vitin 1917, por ngarkesa e saj nuk ishte nxjerrë kurrë nga fundi i detit Baltik.

Janë gati gjashtëdhjetë e gjashtë arka me konjak “De Hartman & Co” dhe liker; ato ishin dërguar për Car Nikollën II, por nuk arritën kurrë në destinacion.

Në vend të kësaj, mbetën të bllokuara për njëqind e dy vjet në “barkun” e “Kyros”.

Më interesantja, sipas shtypit të huaj, është se janë ende në gjendje të mirë dhe mund të pihen.

Temperatura e ftohtë, dihet, është e përsosur për t’i mbajtur likerët në gjendje të mirë.

Ndërkohë, pritet rezultati i analizës që u është bërë lëngjeve të gjetura kaq papritur.