Xiaomi paralajmëron telefon me procesor Snapdragon 730

Xiaomi paralajmëron telefon me procesor Snapdragon 730

Manu Kumar Jain, nënkryetar i përgjithshëm i Xiaomi, ka njoftuar një ‘teaser’ për pajisjen e ardhshme që do të përdorë procesor Snapdragon 730 ose Snapdragon 730G.

Jain thekson se pajisja Xiaomi me CPU të përmirësuar së shpejti do të mbërrijë në Indi.

Sigurisht, ‘teaser’ nuk përmend specifikisht se cili procesor do të përdoret në pajisjen e re të Xiaomi-t, por duke pasur parasysh se Snapdragon 730 dhe 730G janë lëshuar dy javë më parë, është e mundshme që të jenë njëri nga këta procesorë.

Modeli i ri i prodhuesit kinez do të ketë tre kamera në anën e pasme, bateri 4000mAh.

Sistemi i tre kamerave do të përbëhet nga një kamera kryesore 48MP, 8MP dhe 13MP.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e telefonit, por pritet që telefoni i ri i Xiaomi së shpejti të lansohet në Kinë dhe më vonë edhe në tregun e Indisë.