Ndodhesh i ulur në ndonjë kafene në një nga taracat e çative në kryeqytet – dhe nga qendra e pushtetit para teje ngrihet një helikopter. Kjo tani thuajse ndodh përditë: Angela Merkeli rrugës për në Gjermaninë Jugore, Perëndimore dhe Veriore, shumë shpesh në Lindje. Merkeli në udhëtim në fushatën elektorale.
Më shumë se 50 paraqitje në fushatën elektorale ka kryer kryetarja e CDU deri në 24 shtator. Gjithmonë janë disa mijëra dëgjues, para të cilëve flet ajo. Nganjëherë janë disa, në raste të tjera pak qindra prishës të qetësisë nga skena populiste e djathtë ose ekstreme e djathtë.
63-vjeçarja ishte në qendër të çdo aktiviteti elektoral të CDU-së dhe në qendër të të gjithë fushatës elektorale. Dhe gjithmonë ajo që ka rëndësi – si në 2013 dhe në 2009 dhe më fort se në 2005-ën – është Merkeli vetë. Fushata elektorale e partisë në pushtet është gjithmonë fushatë elektorale e kancelarit.
Temë vendimtare kriza e refugjatëve
Qendra e pushtetit e Republikës së Berlinit është Zyra Kancelarore. Në këtë mënyrë Merkeli nganjëherë duket si presidente e Gjermanisë. Nga pikëpamja tematike për të ka rëndësi e gjitha. Gjermania. Siguria, roli i Gjermanisë në botë, integrimi i qytetarëve të rinj – e thënë në mënyrë të përgjithësuar – për të ka rëndësi sa mirë ndihen gjermanët në vendin e tyre. Temën e “refugjatëve” ajo nuk e përmend gjithmonë, kur e përmend më tepër në kuadër të perspektivës evropiane.
2015-a fjala “merkeln” ishte një ndër “fjalët e preferuara të rinisë”. Ajo kishte kuptimin “të mos bësh asgjë, të mos marrësh asnjë vendim”. Pastaj erdhi vendimi i fuqishëm i Merkelit për pranimin e refugjatëve. Dhe “merkel” u harrua – me të drejtë. Sepse me emrin e saj janë të lidhura vendosje piketash në çështje bazë dhe të debatueshme të shoqërisë: eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për shembull, braktisja e energjisë atomike, së fundi vendimi parlamentar i martesës për të gjithë. Këtë javë, ajo tha se “ka krijuar përshtypjen se kjo më tepër ndikoi në paqëtimin e diskutimit shoqëror”.
Tabloja e përgjithshme
Duke pasur parasysh partinë ajo thotë se, “vlerat bazë të CDU-së” kanë mbetur të pandryshuara, “këto janë rrënjët, prej të cilave ne ushqejmë politikën tonë”. Kjo përputhet me vështrimin e saj ndaj tablosë së përgjithshme.
Kancelarja lejoi që në vitin 2015 dhe sërish në 2017 ta intervistojnë yje të rinj në skenës së youtube-t. Takimet me kulturën e të rinjve janë të detyrueshme. CDU-ja, partia e saj me një moshë mesatare 60 vjeç, e inskenon veten me një “program përmes të cilit mund të kalosh” në një ambjent të të rinjve.
Duke u moshuar, Merkeli fiton padyshim një seriozitet të ri, krejt të çlirët, ndaj adoleshentëve. Ajo i nxit ata që të tregohen kureshtarë, të kërkojnë dhe për inovacione. “Tani prapë mendoni: Gjyshja po na tregon për luftën”, bën shaka ajo me të rinjtë. Por te ish-shkencëtarja vihet re gëzimi në përcjelljen e ideve dhe në pasjen e një qëndrimi personal. Me to ajo ia doli të sigurojë mandatin e saj të katërt si kancelare e Gjermanisë/DW