Chelsea është gati të ofrojë shumë para për të sjellë në Londër Gonzalo Higuain, sipas Gazzetta dello Sport. Edhe Arseal dhe PSG thuhet të jenë të interesuar për shërbimet e goleadorit argjentinas, i cili ka një klauzolë prej 95 milionë euro
Higuainit i skadon kontrata me Napoli-n pas dy vjetësh, dhe mesa duket bisedimet për një zgjatje të kontratës nuk kanë qenë të suksesshme. Komentet e pronarit të Napoli-t Aurelio de Laurentis rreth pagës së lojtarit kanë përforcuar dyshimet se argjentinasi mund të jetë në dalje në merkatone verës.
Chelsea po mundohet të tregohet më i shkathët se rivalët e tij, duke e kryer marrëveshjen që tani, megjithëse me siguri nuk do të jenë në Champions League sezonin që vjen. Raportohet se trajneri i ardhshëm i Chelsea do të jetë Antonio Conte, i cili e njeh shumë mirë Higuain. Sulmuesi 28-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni, duke shënuar 26 gola në 33 ndeshje. (Telesport.al)