69 të vdekur nga protestat në Nigeri

69 të vdekur nga protestat në Nigeri

Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari, ka thënë se 69 persona janë vrarë në protestat që po mbahen në gjithë vendin kundër brutalitetit të policisë

Të vrarët përfshinë civilë, policë dhe ushtarë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ndërsa Amnesty International ka konfirmuar më herët këtë javë se të paktën 56 persona kanë vdekur qysh kur kanë filluar protestat, përfshirë 12 të vrarë në protestat në Lagos të martën.

Një grup që ka qenë kyç në organizimin e protestave tani po u kërkon njerëzve që të mos dalin e të qëndrojnë në shtëpi.

Protestat filluan me shtatë tetor, kryesisht të udhëhequra nga të rinjtë që po kërkonin shpërbërjen e një grupi të policisë speciale të cilët janë bërë të njohur për dhunën që ushtrojnë te qytetarët./Insajderi.com