7 mijë biznese aplikojnë për fondin pesë milionësh të Komunës së Prishtinës

7 mijë biznese aplikojnë për fondin pesë milionësh të Komunës së Prishtinës

7 mijë mikro-biznese kanë aplikuar që të marrin ndihmë financiare nga Komuna e Prishtinës.

Shpend Ahmeti, kryetari kryeqytetit, njoftoi të shtunën për se fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele – grant më i vogël dhe për mikro-biznese.

Komuna e Prishtinës kishte shpallur konkurs aplikimi për bizneset që janë prekur nga pandemia.

“Më shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës. Pas pastrimit të listave, përjashtimit të bizneseve që nuk janë të Prishtinës dhe atyre që nuk jamë aktive kanë kaluar mbi 4,000 biznese. Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim.
P.S. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë”. /Insajderi.com