7 persona e humbin jetën në tentim të arratisjes masive nga burgu

120 të burgosur janë zvarritur nëpër gypat e ventilimit, trupi i njërit prej tyre është gjetur i djegur.

7 persona e humbin jetën në tentim të arratisjes masive nga burgu

Në tentim të ikjes masive nga burgu në veri të Brazilit, kanë vdekur shtatë të burgosur dhe tre janë lënduar.

Siç transmeton AP, ky incident ndodhi të martën, ndërsa zyrtarët e burgut kanë kumtuar se gjashtë të burgosur janë vrarë nga të burgosurit tjerë, dhe se trupi i djegur i njërit u gjet në burg në Altamir si dhe tre të tjerë janë lënduar dhe janë transportuar në spital.

Zyrtarët shtetëror kanë kumtuar se në tentimin e arratisjes nëpër gypat e ventilimit të burgut kanë marrë pjesë 120 të burgosur.

Kapaciteti i burgut është për 208 të burgosur, ndërsa në këtë burg kanë qëndruar 374 persona.

Siç transmeton agjencia, zyrtarët e burgut kanë shtuar se në tentim të arratisjes të burgosurit i kanë shkatërruar grilat, ambulancën dhe zyrat tjerë, dhe se në disa pjesë të burgut madje kishte shpërthyer zjarr i cili së shpejti është shuar./Insajderi.com.