Lufto si një grua

Lufto si një grua

Pas hulumtimeve të gjata që janë realizuar, duke përdorur një ndër lëndët e para më të mira dhe teknologjinë më kualitative të Evropës e poashtu duke prodhuar në Kosovë, jo vetëm që i’a kemi arritur ta fitojmë zemrën e përdoruesve tanë por kemi arritur t`i bëjmë përdoruesit t’a përdorin këtë produkt me gjithë zemër.

Duke marrë përkrahjen maksimale të përdoruesve tanë, zbutësin Novela kemi filluar ta eksportojmë në gjashtë shtete. Por ne nuk do ta lëmë me kaq!

Novela që nga data 8 korrik ka filluar t`i mbështes gratë e prekura nga kanceri i gjirit me kampanjën – `Lufto si një grua` – kampanjë kjo e cila do të zgjas deri më 31 tetor dhe e cila po realizohet në bashkëpunim me shoqatën ‘’Jeta Vita’’ dhe me institutin onkologjik te QKUK-së.

Për cdo blerje të këtij produkti ju kontribuoni me 10 cent në mbështetje të këtyre grave.

Aty ku ka vetdijësim, ka shpresë.