71 të vdekur nga vërshimet në Indonezi

71 të vdekur nga vërshimet në Indonezi

Të paktën 71 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor të dielën.

Shiu i rrëmbyeshëm shkatërroi dhjetëra shtëpi.

Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore në Timorin Lindor, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Mbi 40 persona janë ende të zhdukur dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara kanë penguar ekipin e kërkimit dhe shpëtimit,” ka njoftuar zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane të Katastrofave, Raditya Djati për transmetuesin MetroTV.

Ndërsa, të paktën 21 njerëz kanë vdekur në Timorin Lindor, i njohur gjithashtu si Timor Leste.

Shumë nga viktimat besohet të jenë nga kryeqyteti i vendit, Dili./Insajderi.com