Duke qenë se ofron shërbimet më të mira në vend, me internetin më të shpejtë në mobil, në gusht IPKO ka arritur numrin e 800 mijë klientëve aktiv vetëm në segmentin e telefonisë mobile.
Në fillim të këtij viti, IPKO ka vazhduar të modernizojë rrjetin e saj në të gjitha regjionet. Përreth 60 lokacione dhe fshatra ekzistuese, janë modernizuar me teknologjinë 4G. Ndërsa është operatori i parë në vend që ka zbatuar tërësisht kodin shtetëror të Kosovës 383.
IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.