80,000 turistë kanë mbetur të bllokuar në një vendpushim popullor në Kinë pasi një shpërthim të COVID-19

80,000 turistë kanë mbetur të bllokuar në një vendpushim popullor në Kinë pasi një shpërthim të COVID-19

Më shumë se 80,000 turistë kanë mbetur të bllokuar në një vendpushim popullor në Kinë pasi një shpërthim koronavirus shkaktoi një bllokim.

Autoritetet anuluan të shtunën të gjitha fluturimet dhe trenat nga Sanya, i njohur si “Hawaii i Kinës”, një ditë pasi u konfirmuan 263 raste pozitive, raporton BBC.

Udhëtarët tani duhet të paraqesin pesë teste negative PCR gjatë shtatë ditëve përpara se të lejohen të largohen.Kina është e vetmja ekonomi e madhe që ende ndjek një politikë “zero Covid”.

Vendi ka regjistruar më pak se 15,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Sidoqoftë, ka pasur shqetësime për ndikimin e rregullave të rrepta, përfshirë testimin masiv dhe bllokimet lokale, në ekonomi.

Autoritetet kanë thënë se do t’u kërkojnë hoteleve të ofrojnë një zbritje prej 50 për qind derisa të hiqen kufizimet.

Në qershor, ndërkohë, 25 milionë banorët e Shangait më në fund dolën nga një bllokim i rreptë dy-mujor./Insajderi.com