9 ditë në koma nga Covid- E “mbijetuara” ka një mesazh për protestuesit në SHBA

9 ditë në koma nga Covid- E “mbijetuara” ka një mesazh për protestuesit në SHBA

Zëri i Leah Blomberg është ende i dobët pasi ka mbajtur një tub në fyt për nëntë ditë.

Muskujt e saj janë shumë të dobët po ashtu. Por tani, ndërsa ajo po e merr veten nga koronavirusi, do ti thotë diçka protestuesve që kanë dalë në qytete të ndryshme amerikane duke kërkuar fundin e masave kufizuese. Ajo do që ata të mos thërrasin dhe as ankohen për urdhrat për izolim, si ai në shtetin e saj të Uinskonsin, që është shtyrë tashmë deri më 26 maj.

“Kam kaluar nëntë ditë në koma, e lidhur me një ventilator, për shkak të këtij virusi. Kam qëndruar edhe 9 ditë të tjera në reanimacion me halucinacione të tmerrshme nga ilacet”, thotë ajo.

“Në thelb, duhet të mësoj të eci sërish për shkak të atrofisë së muskujve pas qëndrimit në shtrat për 2 javë. Jam me fat që jam gjallë” vijon postimi i saj në facebook.

“Qëndroni në shtëpitë tuaja. Merrni paratë që qeveria po u jep. Mjaft me ankime dhe gëzojuni shëndetit tuaj. Faleminderit guvernatorit që kujdeset më shumë për shëndetin tonë se sa për pasurinë tonë”, thotë ajo. E ky postim, është pritur me lëvdata por edhe me kritika ndërsa qindra protestues në të gjithë vendin kërkojnë fundin e izolimit dhe rihapjen e bizneseve.

Blumberg thotë se i kupton protestuesit që po kalojnë momente të vështira financiarisht. Edhe vetë ajo e ka humbur punën e saj. Por, ashtu si zyrtarët e shëndetësisë, ajo thotë se është ende herët për tu rihapur, pasi epidemia nuk është vënë ende nën kontroll. Rreth 790 mijë persona janë infektuar me koronavirus në SHBA dhe më shumë se 42 mijë persona kanë humbur jetën dy muajt e shkuar.