9 persona vdesin pasi vërshimet shkatërrojnë urën në Indi

9 persona vdesin pasi vërshimet shkatërrojnë urën në Indi

Të paktën nëntë persona kanë vdekur  nga rrëqishtjet e dheut në Himachal Pradesh të Indisë, transmeton Insajderi.

Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet bënë shkatërrimin e urës që lidh veriun e vendit me pjesën tjetër.

Pjesa lart e qafës së malit ka lëshuar gurë mbi urën e cila u shkatërrua në mes.

Pamjet tregojnë për një rrëshqitje të shumtë të gurëve të cilët si pasojë e reshjeve të mëdha janë ndarë nga baza.

BBC raporton se një pjesë të vdekurve ishin persona nga zona të tjera të Indisë.

Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë duke vazhduar tash e disa ditë në këtë vend.

Autoritetet indiane kanë regjistruar rreth 136 të vdekur deri me tani./Insajderi.com