Departamenti i policisë në Michigan postoi videon me aktin heroik

Departamenti i policisë në Michigan postoi videon me aktin heroik

Oficieri Cameron Maciejewski është parë duke u ngutur për shkak të një thirrje telefonike, lidhur me një bebe 3 javëshe që nuk po merrte frymë. Kur arrin në shtëpinë e bebes, familja e sidomos nëna është në gjendje paniku. Ai me qetësi e kontrollon beben për shenja jete, para se të konstatojë që diçka i ka zënë frymën.

Ai e kthen beben nga pas, ndërkohë që e ëma tmerrohet e foshnja fillon të qajë. Ai e siguron familjen që bebeja është mirë dhe nëna lëshohet në tokë e çliruar, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Foshnja është dërguar në Sterling Heights Fire Department për tu kontrolluar.

“Nëse nuk do të ishte për reagimin e qetë dhe të shpejtë të oficierit Maciejewski, ky incident mund të kishte pasoja tragjike”tha departamenti i policisë.

Reagimi i Maciejewskit ishte shumë i mirë edhe kur ngushëlloi dhe qetësoi familjen./Insaderi.com