Shteti në Meksikë ndalon shitjen e pijve me sheqer dhe ushqimit të shpejtë për fëmijët

Shteti në Meksikë ndalon shitjen e pijve me sheqer dhe ushqimit të shpejtë për fëmijët

Shteti Oaxaca në Meksikë ka ndaluar shitjen e pijeve me doza të larta sheqeri dhe ushqimeve me kalori të larta për fëmijë, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

Kjo masë është marrë për të ulur obezitetin, një problem që secilën herë po shkon duke u rritur.

Projekt ligji për reforma të të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve, propozoi gjoba dhe mbyllje të mundshme të dyqaneve për shitjen e lëngjeve dhe ëmbëlsirave me përmbajtje jo të shëndeshme.

Kjo ligj i vendos ëmbëlsirat në të njejtën kategori me cigaret dhe alkoolin.

“Është e rëndësishme të ndalojmë këtë lloj industrie që ka sëmurë vendin dhe fëmijët tanë,” tha Magaly Lopez Dominguez.

Oxaca ndodhet në një vend malor, ku shpesh nuk ka barna të mjaftueshëm por gjithmonë ka Coca Cola.

Lopez Dominguez ka prezentuar këtë projekt ligj para më shumë se një viti, por tha se Covid 19 u ka dhënë ligjvënësve një shtyrje më të madhe për të vënë një limit në konsumimin e sheqerit.

“Kjo emergjencë shëndetsore e ka bërë më evidente dëmin e shkaktuar nga nga pijet me sheqer,” ka thënë Lopez Dominguez./Insajderi.com