Videoja e frikshme paraqet një kope delesh të ngrira në vend për ‘shkak të ndryshimit të motit’

Videoja e frikshme paraqet një kope delesh të ngrira në vend për ‘shkak të ndryshimit të motit’

Videoja paraqet një tufë delesh qëndrojnë të ngrira në një fushë sikur të hipnotizoheshin.

Skena e frikshme u kap në kamera nga trajneri personal Rory Davis, 24 vjeçar, muajin e kaluar.

Ai ishte dëshmitar i kësaj situatë të pazakontë ndërsa ai dhe familja e tij po qëndronin në një vilë pushimesh në Troutbeck në rrethin e Liqenit.

Rory thotë se ai mori një mesazh nga nëna e tij në 10 të mëngjesit duke i thënë atij të shikonte delet, por ai nuk ia vuri mendjen.

Kur e vërejti më vonë, Rory tha: “Nuk mund t’iu besoja syve të mi”.

Disa orë më vonë, ato ende ishin duke qëndruar saktësisht në të njëjtën mënyrë.

“Kur u ktheva më vonë atë ditë, nuk i pashë më delet”.

Nuk dihet saktësisht pse delet u sollën në këtë mënyrë.

Sidoqoftë, teoricienët e internetit besojnë se delet do të qëndrojnë herë pas here kështu, kur të ketë reshje të mëdha shiu dhe ato lagen e kanë ftohtë. /Insajderi.com

Burimi: Mirror.co.uk