Nëna del të argtohet nëpër klube përderisa vajza ishte duke vdekur në shtëpi

Nëna del të argtohet nëpër klube përderisa vajza ishte duke vdekur në shtëpi

Një nënë e cila e la vajzën e saj të vdiste në shtëpi, ndërsa ajo vetë doli për të u argëtuar në një pub, është dënuar fajtore për neglizhim.

Sharon Goldie 45, ka thënë se vajza e saj, Robin, kishte nevojë për vëmendje, pavarësisht se 13 vjeçarja ishte duke kërkuar ndihmë prej saj.

Kur ajo u kthye në shtëpi në Wishaw, North Lanarkshire, vajza e saj gjendej e vdekur në divan, për shkak të efekteve të një ulçere stomaku.

Sipas dëshmive në gjykatë, fëmija ishte neglizhuar për një periudhë prej 1 viti, ku detyrohej të kërkonte një funtë për të blerë ushqim.

Robin kishte jetuar me nënën e saj, deri sa mbushi 4 vjet, kur shkoi të jetonte me gjyshen e saj për të pasur një jetë më stabile.

Ajo u kthye të jetojë me nënën në vitin 2017, një vit para vdekjes së saj.

Punëtorët social që ishin duke e monitoruar rastin, thanë se kishte shumë konflikte mes tyre, kryesisht sepse ajo nuk ishte e lumtur me shprehitë për të pirë alkool të nënës së saj.

Prokurorja Ashley Edwards, tha se Robyn ishte kliente e rregullt e klubit Melody Bar dhe se Goldie shkonte shpesh aty duke e kërkuar nënën e saj dhe duke kërkuar para për ushqim.

“Robin shpesh u kërkonte fqinjëve 1 funtë për ushqim, duke ju treguar që e vetmja gjë që kishte pasur gjatë ditës kishte qenë jogurti,” tregon Edwards.

Robin u tregonte shpesh miqve të saj se kur ishte e dehur, nëna e saj i ofronte kanabis dhe alkool dhe se gjithmonë insistonte që nuk e donte në shtëpinë e saj.

Një javë para se të vdiste, Robyn ishte ankuar për dhimbje të barkut dhe të këmbëve dhe nëna e saj i kishte dhënë pilula. Në 21 korrik, Goldie i kishte thënë dikujt nga stafi i Melody Bar se e kishte mbyllur vajzën në shtëpi. Ditën e nesërme, Robyn iu anku shoqes së saj që kishte qenë e sëmurë dhe nuk kishte ngrënë për disa ditë me radhë.

Natën që kishte vdekur, Robyn i kishte kërkuar nënës së saj që të thërriste ambulancën sepse kishte dhimbje të mëdha por nëna e saj, jo vetëm që refuzoi por, kur një mik i saj ofroi të e dërgoj vajzën me ambulancë, ajo e ndaloi duke thënë “se vajza po kërkon vetëm të marrë vëmendje.”

Ditën tjetër Robin i kërkoi fqinjit që të thërriste një ambulancë, por nëna e saj i kërkoi të hynte brenda.

Me 26 korrik, ditën kur Robin vdiç , një punëtore sociale erdhi të marrë ushqime.  Ajo tregon që Goldie kishte folur përmes hapësirës së vogël në derë duke i thënë se vajza e saj nuk është mirë.

Ajo pavarësisht kësaj, në mbrëmje kishte dal dhe ishte kthyer me një burrë, ku e kishte gjetur vajzën pavetëdije. Ata kishin marrë pije nga frigoriferi dhe kishin dalur sepse “koha jashtë ishte shumë e mirë”.

Miku i saj e vizitoi Robyn prapë dhe zbuloi që kishte vdekur.

Goldie i kishte thënë vajzës së saj që ambulanca është për njerëz që janë duke përjetuar sulm në zemër.

Një mjek konkludoi që Robyn mund të kishte shpëtuar nëse do të ishte mjekuar me kohë.

Gjykata e dënoi si fajtore Goldie por neglizhim të vajzës së saj. Por gjatë gjykimit u vu në dukje fakti që Goldie kishte pësuar aksident që i kishte dëmtuar trurin kur ishte fëmijë.

Në vitin 2003 ajo ishte shtruar në spital për probleme të shëndetit mental, por nuk kishte vazhduar të merrte medikamentet./Insajderi.com