Gjinden 17 delfinë të vdekur në plazhin e Mauritus

Gjinden 17 delfinë të vdekur në plazhin e Mauritus

Së paku 17 delfinë janë konfirumar të vdekur në bregdetin e Mauritus, duke nxitur debat nësë një derdhje e vajit mund të ketë qenë arsyeja.

Disa ambientalist thonë që shkak për këtë mund të ketë qenë një anije japoneze e cila kishte derdhur vaj sepse ishte fundosur, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Por specialistët thonë që në shikim të parë nuk duket sikur vdekja e tyre të ketë lidhje me vajin. Së paku dy prej delfinëve kanë kafshime të rënda të peshkaqenëve.

Është e rrallë që kaq shumë delfinë të gjinden të vdekur në kohë të njejtë. Dy delfinë të tjerë u gjetën të vdekur në muajin maj. Deri tani janë gjetur shumë peshq dhe gaforre të vdekura.

Pamja e delfinëve të vdekur shkaktoi mllef të madh te vendasit.

“Të zgjohesh në mëngjes për të parë aq shumë delfinë të vdekur në bregun e detit, është më keq se të shohësh makthe”, tha vendasi Nitin Jeeha për BBC.

Shumica e këtyre delfinëve ishin të vdekur, ndërsa disa prej tyre ishin afër vdekjes.

Oqeanografi Vassen Kauppaymuthoo tha se delfinëve iu vinte era naftë.

“Sipas mendimit tim, situate do të vazhdoj të qartësohet me kohë”, tha ai për mediat lokale./Insajderi.com