Trump mohon akuzat se ka përçmuar ushtarët amerikanë të rënë në betejë

Trump mohon akuzat se ka përçmuar ushtarët amerikanë të rënë në betejë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mohuar akuzat se ai ka ofenduar ushtarët amerikanë të vdekur në betejë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Sipas revistës The Atlantic, Trump kishte anuluar një vizitë të një varrezë amerikane afër Parisit në vitin 2018, sepse kishte thënë se është “vend i mbushur me humbës”.

Akuzat janë konfirmuar deri tani edhe nga dy zyrtarë të ushtrisë amerikane në një shkrim për agjencinë e lajmeve AP.

Por, në një cicërimë në Twitter Trump ka mohuar akuzat dhe ka thënë se janë “lajme false”.

The Atlantic shkruan se janë katër burime që ia kanë konfirmuar refuzimin e Trump për t’i vizituar varrezat, kjo sepse atë ditë po binte shi dhe mund t’i dëmtoheshin flokët e gjithashtu se kishte thënë që nuk është fortë e rëndësishme të nderohen amerikanët që vdiqën në luftë./Insajderi.com

Aise Marne cemetery