Agim Ademi: Fitorja e Dritës tregon se liga e Kosvës është në rrugë të duhur

Agim Ademi: Fitorja e Dritës tregon se liga e Kosvës është në rrugë të duhur

Kampioni i Kosovës, Drita, të enjten, ka arritur sukses historik, duke e kaluar me sukses raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Europës, kësisoj duke u bërë klubi i parë kosovar që e arrin këtë sukses.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk e ka lënë pa e përshëndetur këtë sukses, duke thënë se kjo fitore dëshmon se futbolli i Kosovës, është në rrugën e duhur.

“Loja e futbollistëve të Dritës dhe kalimi në rrethin e tretë të kësaj gare dëshmon se po ecim në rrugën e duhur të ngritjes së futbollit të Kosovës në të gjitha nivelet”, shkroi Ademi, transmeton Insajderi.

Presidenti i FFK-së, Ademi, ka uruar që të njejtën rrugë suksesi ta ndjekë edhe Kosova, që luan me Maqedoninë në të njëjtin stadium./Insajderi.com.