Turqia ka tërhequr anijen “Oruc Reis” nga brigjet e Mesdheut Lindor. Sipas Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, sapo anija të përfundoj inspektimin e shërbimit, do të rikthehet prap në det dhe do të vazhdojë kërkimet, raporton Vizion Plus, transmeton Insajderi.
Sipas liderit turk, tërheqja e anijes është një qasje e arsyeshme për t’i dhënë diplomacisë një shans.
“I kemi ofruar Greqisë gjithashtu që të marrë një pozicion pozitiv në kontekstin aktual. Kjo është arsyeja pse ne e bëmë atë, por dërgimi i anijes për shërbim nuk do të thotë që ne kemi ndaluar plotësisht kërkimin”, tha Erdogan. /Insajderi.com