Portier i përfaqësuese së Kosovës dhe i Manchester City, Aro Muric, ka kaluar tek skuadra e Girona, si huazim nga klubi i Manchester City.
Njoftimin e ka bërë vet klubi i Girona.
“Arijanet Muric bëhet portieri i Girona. Futbollisti kosovar arrin i huazuar nga Manchester City”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.
Muric, 21 vjeç dhe 1.98 i gjatë, ka lindur në Zvicër dhe ka kombësi të dyfishtë kosovare dhe malazeze.
Hapat e tij të parë në futboll u zhvilluan në ekipe zvicerane si Grasshopper Club Zürich, FC Zürich dhe SC YF Juventus.
Në sezonin 2015/2016 ai u nënshkrua nga Manchester City dhe u bashkua me ekipin e tij S18 për t’u bashkuar më vonë me S23.
Sezonin e kaluar Muric shërbeu, gjithashtu i huazuar, në Notthingham Forest./Insajderi.com.