Ekipi kampion I Kosovës, Drita, ka udhëtuar për në Shqipëri, para ndeshjes që ata e zhvillojnë ndaj ekipit polka, Legia.
“Klubi jone sapo ka arritur ne Durrës ku do të qëndrojë deri me 23 shtator. Ekipi është vendosur në Tropikal Resort për të vazhduar me karantinim dhe përgatitje për ndeshjen ne kuadër të Europa Ligës, që do te zhvillohet të enjten (24 shtator) në Poloni.”, thuhet në njoftimin e klubit, njofton Insajderi.
Këtë vendim, klubi i Dritës e ka marrë në mënyrë që të evitojë infektimin e mundshëm të lojtarëve me Covid 19, para ndeshjës shumë të rëndësishme ndaj ekipit të Legia në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Europa Ligë./Insajderi.com.
FC DRITA ZHVENDOSET NE SHQIPËRI19.09.2020Klubi jone sapo ka arritur ne Durres ku do te qendroje deri me 23…
Gepostet von Drita FC am Samstag, 19. September 2020