Skuadra nga Drenasi, ka shënuar fitore në gjiron e parë të Super Ligës ndaj nënkampionit, Gjilanit, njofton Insajderi.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Gjilani u “demolua” nga ish lojtari i tyre Bedri Greca, i cili tashmë në sezonin e ri bënë pjesë të Feronikeli. Greca ka shënuar hat-trick.
Greca ka shënuar golin e parë në minutën e 13’ të takimit, ndërsa për 2:0, shënoi në minutën e 42’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase ishte e pafuqishme të ndryshonte rrjedhën e takimit.
Nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Greca shënoi përsëri për 3:0, ndërsa për 4:0 u përkujdes lojtari i inkuadruar në lojë në vend të Grecës, sulmuesi Marclei Santos në minutat shtesë të takimit duke parabuluar portierin mysafir.
Me këtë fitore, duket se skuadra nga Drenasi sivjet do të jetë njëri nga pretendentët kryesor për të rikthyer titullin e kampionit në Drenas.
Në anën tjetër, trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ndihet i turpëruar me atë çka ka treguar skuadra e tij në fushën e lojës, duke i kërkuar falje tifozëve gjilanas. /Insajderi.com