Britania e Madhe ashpërson masat ndaj Covid-19

Britania e Madhe ashpërson masat ndaj Covid-19

Britaninë e Madhe e ka përfshirë vala  e dytë e koronavirusit, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Boris Johnson, është detyruar të ashpërsojë masat anti – Covid, raporton Noa.Al, transmeton Insajderi.

Personat që thyejnë karantinën, do të dënohen me gjobë deri në 11.000 euro.

Në fjalimin e tij, kryeministri britanez, bëri me dije se do të mbyllen pub-et, lokalet dhe restaurantet, si dhe do të rikthehet shtet-rrethimi nga ora 22:00, ndërsa do të ndalohen edhe vizitat te familjet tjera.

Këshilltarët shkencor të kryeministrit mund të kërkojnë një rikthim të izolimit total për dy javë, me qëllim për të parandaluar përhapjen të mëtejshme të virusit. /Insajderi.com