Hungaria ka pasur numër të madh të personave të infektuar në ditët e fundjavës, raporton Alsat, transmeton Insajderi.
Gjatë tërë javës, në shtetin hungarez janë regjistruar mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19.
Në anën tjetër gjatë 24 orëve të fundit, Hungaria njoftoi 1.070 raste të reja pozitive me virus. Kjo shifër është një rekord i zi, njoftoi ekipi qeverisës.
Ndërsa raste me fatalitet, në 24 orët e fundit, janë 6 persona që kanë humbur betejën me virusin. Kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 683 persona.
Kjo shifër e lartë, sipas autoriteteve hungareze është “meritë” e muajve të verës, që u shkaktua nga sjellja liberale e qeverisë ndaj rregullave anti-covid. /Insajderi.com