Policia identifikon një grua që dërgoi letër helmuese në Shtëpinë e Bardhë

Policia identifikon një grua që dërgoi letër helmuese në Shtëpinë e Bardhë

Policia amerikane ka identifikuar një grua të dyshuar për dërgimin e një letre presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ndodhej një vaj pluhuri vdekjeprurës.

Policia tha se kishte identifikuar një grua të dyshuar për dërgimin e letrës, por nuk zbuloi detaje.

Letra u mbajt në qendrën e fundit të dërgesave të jashtme të qeverisë, duke mos lejuar që ajo të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, raporton New York Times, transmeton Insajderi.

“Byroja Federale e Hetimit dhe bashkëpunëtorët tanë nga Shërbimi Informativ i SHBA dhe Shërbimi i Kontrollit Postar po analizojnë letrën e dyshimtë, e cila mbërriti në Qendrën e Dërgesave të Qeverisë Amerikane”, tha FBI në një deklaratë. /Insajderi.com