Bie numri i rasteve pozitive në Itali

Bie numri i rasteve pozitive në Itali

Në Itali, bie numri i rasteve pozitive me Covid-19, edhe pse  testimet  janë rritur për gjatë javës me 100 mijë testime, raporton Balkanweb, transmeton Insajderi.

Në 24 orët e fundit, në shtetin Apenin, janë regjistruar 1350 raste të reja pozitive, ndërsa numri i personave që kanë humbur betejën me virusin është 17. Ndërsa 232 persona gjenden në terapi intensive.

Kampanja, është rajoni që vazhdon të prijë me raste pozitive, me 243 persona, ndërsa pas saj vijnë Lacio dhe Emilia Romanja. Lombardia si zona më e prekur në fillim, ka regjistruar 90 raste të reja. /Insajderi.com