Legia shkarkon trajnerin – Drita përcjellë situatën

Legia shkarkon trajnerin – Drita përcjellë situatën

Drita do të ndeshet pas tre ditësh në Poloni me ekipin e njohur Legia Varshava, në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për Europa League.

Skuadra polake nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, pasi ata kanë regjistruar dy humbje në katër ndeshjet e para dhe gjithashtu ata u eliminuan nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Humbja ndaj Gornik Zabrze e mundi 3-1, ka bërë që klubi polak të shkarkojë trajnerin serb, Aleksandar Vukovic. Ai largohet pas rreth një viti e gjysmë nga polakët, të cilët i drejtoi në 64 ndeshje dhe fitoi 36 prej tyre, barazoi 12 e humbi 16.

Kampioni i Kosovës, Drita, është duke i përcjellë me vëmendje këto lëvizje tek kundërshtari i tyre i ardhshëm, para ndeshjes, në të cilën ata nuk janë favorit./Insajderi.com.