Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosin sanksione Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosin sanksione Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë vendosur sanksione të reja Iranit, transmeton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti amerikan, Donald Trump. “Shtetet e Bashkuara tani kanë vendosur sanksionet e Kombeve të Bashkuara mbi Iranin”, tha  Trump.

Më tutje vazhdon Trump “veprimet e mia sot i dërgojnë një mesazh të qartë regjimit iranian dhe atyre në bashkësinë ndërkombëtare që refuzojnë t’i rezistojnë Iranit”.

Këto sanksione, kreu i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, tha se Rusia i shikon këto sanksione si  të paligjshme.

Gjithashtu Trump ka përsëritur se nuk do të lejoj asnjëherë që Irani ta posedojë armë bërthamore. /Insajderi.com