Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, ka marrë një lajm të mirë para se ata të udhëtojnë në Poloni për tu ndeshur me ekipin e Legia, pasi i gjithë ekipi ka rezultuar negativ nga testet e bërë për Covid 19.
“Klubi jonë FC Drita dje është testuar për testet e COVID-19 në prag te ndeshjes me Legia Warsaw që do të zhvillohet në Poloni dhe sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativ. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit në rrjetet sociale, transmeton Insajderi.
Më herët gjatë sezonit, Drita ka humbur kualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkaku që ekipi ishte infektuar me Covid 19./Insajderi.com.
TE GJITHE NEGATIV NE TESTET E COVID-19Klubi jone FC DRITA dje eshte testuar per testet e Covid-19 ne prag te ndeshjes…
Gepostet von Drita FC am Dienstag, 22. September 2020