Erdogan: OKB ka nevojë për reforma kuptimplota

Erdogan: OKB ka nevojë për reforma kuptimplota

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka thënë se ekziston nevojë urgjente për zbatimin e “reformave gjithëpërfshirëse dhe kuptimplota” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke filluar me ri-strukturimin e Këshillit të Sigurimit, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

Edrogan ka thënë “ne kemi parë sa joefektive janë mekanizmat ekzistues global gjatë pandemisë. Kjo është aq e vërtetë sa që iu deshën javë, madje muaj, që Këshilli i Sigurimit, organi më themelor i vendimmarrjes i OKB-së, të përfshinte pandeminë në axhendën e saj. Kështu, ne edhe një herë kemi parë drejtësinë e tezës ‘bota është më e madhe se pesë’, të cilën unë e kam mbështetur për vite me radhë nga kjo foltore”, deklaroi presidenti Erdoğan përmes video-lidhjes në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /Insajderi.com