Greqi: tetë persona humbin jetën nga Covid-19

Greqi: tetë persona humbin jetën nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Greqi kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë regjistruar 346 raste të reja pozitive me koronavirus, raporton Opinion.al, transmeton Insajderi.

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka një total prej 15.928 rastesh me Covid-19, ndërsa shifra e personave që kanë humbur betejën me virusin, është 352 persona. Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën , është 78 vjeç, shumica e viktimave kishin sëmundje tjera shoqëruese. Ndërsa 77 persona gjenden në spitale, me terapi intensive. /Insajderi.com