Që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, viti 1944, nuk do të ketë ndarje të çmimeve “Nobel” në Stockholm të Suedisë, për shkak të rrethanave pandemike që kanë përfshirë globin, raporton mapo.al, transmeton Insajderi.
Pas 76 viteve, për herë të parë është anuluar ndarja e çmimeve “Nobel”, për shkak të përhapjes së koronavirusit, njoftojnë organizatorët.
“Fituesit do të shpallën vetëm në internet, për shkak të pandemisë”, thuhet në deklaratën e Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze.
Çmimet e arritjeve në fusha si shkenca, letërsia dhe paqja, u krijuan dhe u financuan me vullnetin dhe shkencëtarit dhe biznesmenit suedez, Alfred Nobel, që nga viti 1901. /Insajderi.com