Monumenti emblematik i qytetit të Parisit u evakuua disa orë këtë të hënë, për shkak të një kërcënimi me bombë.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 11 të mëngjesit, policia mori një telefonatë anonime, duke shpjeguar se një bombë ishte vendosur në ndërtesë, raporton connexionfrance, transmeton Insajderi.
“Monumenti u evakuua nga mesdita, kontrollet në vend janë duke u zhvilluar”, atëherë na konfirmoi kompania operative Kulla Eiffel.
Si një masë paraprake, një perimetër sigurie është vendosur rreth monumentit.
Por, pasdite sinjalizimi u hoq dhe monumenti u rihap përsëri. /Insajderi.com