ZYRTARE: Idriz Voca ka ndërruar skuadër

ZYRTARE: Idriz Voca ka ndërruar skuadër

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca, ka lënë ekipin e Luzern, duke kaluar tek ekipi nga Turqia, Ankaragucu.

Klubi nga liga turke, Ankaragucu, ka publikuar fotografitë e nënshkrimit të kontratës, e cila vlen për dy vitet e ardhshëm dhe ka një opsion për vazhdimin e saj edhe për një vit tjetër, njofton Insajderi.

“Më bën krenarë fakti që do të jem pjesë e një klubi të mirë organizuar dhe të suksesshëm si Ankaragucu. Unë jam i lumtur që do t’i shërbej një komuniteti si Ankaragucu”, tha fillimisht Voca, gjatë prezantimit tek skuadra e tij e re.

“Unë do të punoj me të gjitha forcat e mia që të vesh fanellën kaltër e verdhë dhe do të kontribuoj që ekipi im të paraqitet sa më mirë. Si kosovar jam i lumtur që do të luaj në Turqi”, shtoi ai.

Voca, është 23 vjeçar dhe ai merr rregullisht ftesa nga Bernard Challandes dhe ka treguar ndeshje të mira sa herë është zgjedhur të luaj./Insajderi.com.

Idriz Voca Ankaragücümüzde 🔥🔗 https://ankaragucu.org.tr/idriz-voca-ankaragucumuzde/#Ankaragücü

Gepostet von MKE Ankaragücü am Mittwoch, 23. September 2020