Turqia regjistron 72 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Turqia regjistron 72 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në shtetin turk, në 24 orët e fundit, janë shëruar  1.027 persona, ndërsa numri i të infektuarve ishte  1.767 persona, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

Në 24 orët e fundit, Turqia ka regjistruar 72 raste, ku personat e infektuar kanë humbur betejën me virusi. Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të vdekur, që nga përhapja e pandemisë, ka shkuar në 7.711 viktima.

Në anën tjetër, numri i përgjithshëm i personave të shëruar, ka shkuar në 270.723 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i rasteve të konfirmuara me Covid-19, ka shkuar në 308.069 persona. /Insajderi.com