
Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa në Serbi, John Jovanoviq, do ta vizitojë Kosovën.
Këtë vizitë e ka bërë publike Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
“Falënderoj Radio Televizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që pas marrëveshjes ekonomike të Uashingtonit,në Serbi është hapur zyrë e veçantë për zhvillim e financa.
“Ekonomia është çështje prioritare”, është deklaruar vazhdimisht i dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell. /Insajderi.com