Nga shpërthimi në Nigeri, 28 persona të vdekur

Nga shpërthimi në Nigeri, 28 persona të vdekur

Në shtetin qendror nigerian të Kogit, nga shpërthimi i një cisterne gazi, kanë humbur jetën 28 persona, raportoi një zyrtar nigerian i agjencisë rrugore, transmeton Insajderi.

Bisi Kazeem, zëdhënës i Korporatës Federale të Sigurisë Rrugore (FRSC), tha se “nëntë fëmijë ishin të përfshirë në aksident, i cili ndodhi përballë një pike karburanti”.

Aksidentet e cisternave të karburantit janë të zakonshme në Nigeri, ku furnizimet e papërpunuara shpesh transportohen në linja rrugore. /Insajderi.com