Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, të enjten me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Todor Proeski”, në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës, pret skuadrën e madhe angleze, Tottenham Hotspur, njofton Insajderi.
Tekniku shqiptar, Ernest Gjoka, kundër ekipit të portugezit Mourinho, ka bërë gati këta 11 startues: në portë me Zahov, në qendër me Bejtulai dhe Krivak, ndërsa krahët me Murati dhe Pavic, në mesfushë startojnë Totre dhe Dita, ndërsa si mesfushor ofanzivë janë Doriev, Ahmedi dhe Nafiu, në qendër të sulmit, i vetëm ndodhet Ibraimi. /Insajderi.com