Kina ka ndërtuar gati 400 kampe, për paraburgim, në rajonin Sixhijang, ndërsa dhjetëra të tjerë do të ndërtohen në dy vitet e ardhshme, edhe pse autoritetet kineze thonë se sistemi i tyre për “riedukim” po zvogëlohet, raporton The Guardian, transmeton Insajderi.
Në këto kampe, ku paraburgosen Ujgurët dhe anëtar të tjerë të pakicave myslimane, dhe 14 të tjerë që janë në ndërtim e sipër, shihen nga pamjet e marra satelitore nga Instituti Australian për Politikë Strategjike.
“Provat nga kjo bazë e të dhënave tregojnë se pavarësisht pretendimeve nga autoritetet kineze se numri i njerëzve në kampe është në rënie, investimet e vazhdueshme në ndërtimin e njësive të reja të paraburgimit vazhduan në vitin 2019 dhe 2020”, tha studiuesi i ASPI-t, Nejtan Ruser.
The Guardian raporton se familjet Ujgure janë të detyruar t’i pranojnë autoritetet kineze në shtëpitë e tyre për të jetuar me ta si “të afërm” si pjesë e një sistemi të ndërlikuar për mbikëqyrje, i cili monitoron njerëzit përmes internetit, si dhe me ndihmën e një rrjeti të madh kamerash të vendosura në vende publike. /Insajderi.com