“Liverpool i ka ngritur standardet e futbollit në Premier Ligë”

“Liverpool i ka ngritur standardet e futbollit në Premier Ligë”

Në vigjilje të përballjes në mes të Arsenal dhe Liverpool, trajneri i ekipit nga Londra, Mikel Arteta, ka folur se sa e vështirë do të jetë të luajn ndaj kampionit të Premier Ligës, Liverpool.

“Ne i dimë standardet që ata kanë vendosur në këtë kampionat, sa të qëndrueshëm kanë qenë ata dhe sesi ata dominojnë pothuajse në çdo aspekt të lojës. Pra, ne duhet të jemi në të mirën tonë, duhet të garojmë vërtet mirë kundër tyre dhe shpresojmë që djemtë të jenë në gjendje të bëjnë atë.”, tha Arteta në konferencën për media para kësaj ndeshje.

Liverpool dhe Arsenal do të ndeshen mes vete dy herë brenda tre dite, pasi të hënën luajnë në Premier Ligë, ndërsa ditën e enjten luajnë në kuadër të garës së Carabao Cup./Insajderi.com.