Pas largimit të kroatit Nikola Kalinic nga Roma, drejtuesit italian, po kërkojnë për një sulmues tjetër, që të jetë rezervë e boshnjakut, Edin Dzeko, njofton Insajderi.
Drejtuesit nga kryeqyteti italian, kanë kërkuar informacione për sulmuesin e Real Madrid, Borja Mayoral.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Borja Mayoral i ka thënë “PO” Romës. Tashmë verdhekuqtë po negociojnë me madirlenët për formulën e transferimit.
Roma kërkon ta huazojë më të drejtë blerje në vitin e ardhshëm, ndërsa Real Madrid kërkon shitjen përfundimtare të tij, pasi sulmuesi spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me madrilenët. /Insajderi.com