Pas largimit të Luis Suarez në drejtim të Atletico Madrid për gjashtë milionë euro, Barcelona kërkon zëvendësuesin e uruguaianit, njofton Insajderi.
Klubi nga Spanja, kanë bërë ofertë në drejtim të Inter, për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez. Mirëpo, sipas drejtuesve të Intër, ajo ofertë është qesharake.
Sipas asaj që raporton “Marca” spanjolle, ekipi katalanas, kanë ofruar 15 milionë euro për argjentinasin.
Drejtuesit e Inter-it, kanë refuzuar kategorikisht ofertën, ndërsa agjentët e Lautaro-s, po mendojnë që klienti i tyre të rinovojë me Inter-in. Kështu i vetmi opsion për repartin e sulmit, për të zëvendësuar Suarez, mbetet holandezi Memphis Depay që aktivizohet te francezët e Lyon. /Insajderi.com